Bizneset që operojnë në fushën e turizmit, vijojnë të jenë në shënjestër të kontrolleve të inspektorëve tatimorë.
Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve deklaron se ka sërish masa, ndaj një sërë subjektesh, kryesisht për moslëshim të kuponit tatimor, për herë të dytë.
Për këtë arsye një subjekti në Llogara, një në Durrës dhe një në Tiranë, u është bllokuar aktiviteti për një muaj.
Ndërkohë që tre bizenese të tjera, përkatësisht në Vlorë dhe Durrës, nuk janë lejuar të ushtrojnë aktivitetin, pasi nuk ishin regjistruar në organet tatimore./abcnews.al
Bizneset turistike në shënjestrën e tatimeve
schedule15:02 - 4 Gusht, 2018
schedule 15:02 - 4 Gusht, 2018