E KRYER: Partizani nis merkaton me “samba”, Kukësi del blof

schedule20:14 - 5 Janar, 2021

schedule 20:14 - 5 Janar, 2021

Stenio Junior është afrimi i Partizanit. Ky është lajmi i fundit nga kampi i kuq, sikurse raporton Supersport. Braziliani, i cili luan si sulmues anësor, ishte lidhur edhe me një kalim te Kukësi.

Gjithsesi duket se oferta e “demave të kuq” ka qenë më bindëse dhe Junior do të jetë përforcimi i parë i Partizanit. Trajneri Daja do e presë krahëhapur brazilianin, i cili ka shkëlqyer më pare te Shkëndija.

Sezonin e fundit Junior ishte pjesë e Riga në Letoni, duke u aktivizuar në 11 ndeshje. 29-vjeçari ka shënuar dy gola, ndërkohë që nuk duhet harruar që ishte lojtar i lirë që në muajin gusht.

Në të shkuarën Stenio Junior ka luajtur në Bullgari me Litex Lovech dhe pas një sezoni te Pelisteri kaloi te Shkëndija e Tetovës, ku edhe fitoi dy herë titullin kampion në Maqedoninë e Veriut. /abcnews.al