Harry Styles dhe Olivia Wilde janë çifti më i ri i showbizit. Ata janë shfaqur të kapur për dore, shumë të lumtur krah njëri-tjetrit teksa ishin të ftuar në një dasmë.
Lidhja e tyre u zbulua nga një dasmë e mbajtur në fundjavë ku Harry ishte i ftuar dhe kishte marrë me vete edhe Olivian. Çifti qëndroi në të njëjtin hotel brenda natës para se të ktheheshin në Los Angeles.
Olidia dhe Harry kanë një diferencë moshe prej 10 vitesh. Harry është 26 vjeç kurse Olivia 36 vjeç dhe nënë e dy fëmijëve nga lidhja me Jason Sudeikis./abcnews.al