Nënë e dy fëmijëve, 41-vjeçarja vdes papritur dy ditë pasi bëri vaksinën kundër Covid-19 të Pfizer

schedule19:33 - 4 Janar, 2021

schedule 19:33 - 4 Janar, 2021

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Portugali ditën e Vitit të Ri. Një punonjëse e kujdesit shëndetësor ka ndërruar jetë dy ditë pasi bëri vaksinën Pfizer.

Sipas mediave ndërkombëtare, Sonia Acevedo, 41 vjeç humbi jetën rreth 48 orë pasi mori vaksinë e Pfizer kundër koronavirusit, pavarësisht se nuk ka pasur ndonjë efekt anesor të menjëherëshëm.

Ndërkohë, ditën e nesërme pritet që të bëhet autopsia për të parë edhe shkakun e vdekjes. Nëna e dy fëmijëve ka punuar në pediatri në Institutin Portugez të Onkologjisë në Porto.

“Në lidhje me vdekjen e papritur të një ndihmësi operativ nga IPO në Porto më 1 janar 2021, Bordi i Drejtorëve konfirmon ngjarjen dhe shpreh keqardhje të sinqertë për familjen dhe miqtë. Kjo humbje ndihet edhe këtu. Shpjegimi i shkakut të vdekjes do të ndjekë procedurat e zakonshme për këto rrethana”, deklaroi Instituti Portugez i Onkologjisë në një deklaratë zyrtare. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!