Vit i ri dhe raste të reja me Covid-19 në futboll. I fundit që është prekur nga koronavirusi është Rafinha, mesfushori ofensiv i PSG.
Kampionët e Francës lajmëruan se 27-vjeçari ka rezultuar pozitiv në testet e kryera pas rikthimit nga pushimet e fundvitit.
PSG nuk e zbuloi emrin, por RMC Sport dhe Le Parisien raportojnë se ai është Rafinha. Lojtari latin është futur menjëherë në karantinë.
PSG ka nisur punën nën drejtimin e Mauricio Pochettinos, i cili do të debutojë si trajner i ekipit kryeqytetas në takimin e së mërkurës ndaj St Etienne. /abcnews.al