14245 raste të reja dhe 347 viktima janë regjistruar sot nga koronavirusi në Itali. Shkalla e pozitivitetit kthehet në rënie duke arritur në 13.8%, krahasuar me 17.6% që ishte të shtunën.
Të shtunën rastet e reja pozitive të regjistruara ishin 11831 krahasuar me 67174 tamponë të realizuar, ndërsa viktima ishin 364.
Shtrimet në spitalet Covid në Itali janë rritur. Në 24 orët e fundit ka pasur +14 pacientë në kujdes intensiv dhe +127 shtrime në spital me simptoma./ db/Abcnews.al



