Klaus Gjasula mund të humbë ndeshjet e marsit me kombëtaren e Shqipërisë. Mesfushori, i cili është pjesë e Hamburger SV në Bundesliga 2, ka pësuar një dëmtim në gju.
Raportohet se Gjasula ka probleme me ligamentin, por nuk bëhet e qartë nëse e ka këputur apo ka ndonjë tërheqje. Mes të tjerash thuhet se do të mungojë disa javë, pa e përcaktuar saktë kohën e rikthimit në fushë.
Shpresohet që Gjasula të mos ketë këputur ligamentin, pasi do i duhej të operohej dhe ta mbyllte sezonin para kohe, duke qëndruar jashtë fushave të blerta për të paktën gjashtë muaj.
Nëse bëhet fjalë për një zgjatje të ligamentit, atëherë Gjasula pas 6 javësh do jetë i gatshëm për lojë. Në mediat gjermane fjala operim nuk përmendet dhe mesfushori me gjasa në mesin e muajit shkurt do të kthehet. / abcnews.al