Rekordet e transferimeve i mbajnë shqiptarët, Shkupi bën “bingo”

schedule17:07 - 31 Dhjetor, 2020

schedule 17:07 - 31 Dhjetor, 2020

Shkupi pritet të vendosë rekordin e ri për transferimin më të shtrenjtë. Dembo Darboe, sulmuesi që ka shënuar 16 gola në 18 ndeshje në kampionati, do të transferohet te kampionët e Bjellorusisë.

Shakhtar Soligorsk do të paguajë për 22-vjeçarin nga Gambia shumën e 900 mijë dollarëve, sikurse bëjnë me dije burime të abcnews.al pranë klubit të Shkupit.

Ky do të jetë transferimi më i shtrenjtë i bërë në futbollin maqedonas. Rekordin e mbante një tjetër klub shqiptar, Renova. Valtko Stojanovksi, pasi shkëlqeu me 18 gola në sezonin 2018/19, mori shumë oferta.

Renova e shiti atë për 300 mijë euro në France te Nimes, duke parakaluar transferimin e bërë nga Shkëndija e Tetovës te Zilina. Enis Fazlagic kaloi në Sllovaki për 250 mijë euro verën e vitit 2018. /abcnews.al