Liverpool ngec sërish, këtë herë 0-0 në transfertë kundër Newcastle United. Heroi është Karl Darlow, portieri i “Qymyrxhinjve”, i cili bëri që kjo ndeshje të mbyllej në barazim pa gola dhe i bën nder skuadrës së Manchester United.
“Djajtë e kuq” kanë një ndeshje më pak dhe nëse fitojnë e barazojnë skuadrën e Klopp me pikë. Liverpool edhe sonte dominoi në lojë, duke e qarkulluar topin më së shumti dhe duke iu afruar golit.
Gjithsesi Darlow i ndali Firmino dhe Salah, duke mos lejuar prekjen e rrjetës. “The Reds” nuk kanë entuziazmin e mëparshëm dhe vuajnë herë pas here. Egjiptiani i sulmit ishte më i rrezikshmi, por nuk finalizoi dot.
Liverpool merr kështu barazimin e dytë radhazi dhe humb epërsinë që kishte me rivalët në klasifikim. United mund t’i barazojë, ndërkohë që edhe Manchester City e Everton kanë mundësinë t’u afrohen me një pikë. /abcnews.al