Igli Tare shqetëson Interin, Lazio futet në garë për Papu Gomez

schedule14:17 - 30 Dhjetor, 2020

schedule 14:17 - 30 Dhjetor, 2020

Papu Gomez është një nga emrat më të përfolur për merkaton e janarit. Kapiteni mund të largohet nga Atalanta, për t’u transferuar te një tjetër ekip i Serie A.

Interi mbetet në avantazh për të siguruar shërbimet e 32-vjeçarit argjentinas, por në garë është futur edhe Lazio, me Igli Taren që po tenton ta transferojë në kryeqytet.

Bardhekaltrit ofrojnë një kontratë 2-vjeçare me një rrogë prej 2 milion eurosh në sezon, po aq sa përfiton edhe Felipe Caicedo. Operacioni është i vështirë, pasi Papu Gomez kërkon 3 vite kontratë.

Interi mbetet opsioni i tij i preferuar, por Tare nuk është dorëzuar dhe vazhdon bisedimet me menaxherin e fantazistit latin. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!