Leo Messi tashmë ka mbërritur në hapat e fundit në karrierë dhe po mendon mbylljen e saj në mënyrën më të mirë, që edhe familja e tij të qëndrojë në një vend të përshtatshëm për të jetuar normalisht.
Në një intervistë të gjatë të dhënë së fundmi Leo tregoi se SHBA është një vend që i pëlqen shumë dhe e mendon seriozisht se një ditë do të luajë dhe jetojë atje dhe një shtysë për të bërë këtë është fakti se fëmijët mund të kenë një arsim më të mirë dhe studiojnë në shkolla më cilësore se në Spanjë.
Tashmë mësohet se Messi ka ndërmarrë hapa konkrete për të kaluar një ditë në Amerikë. Mësohet se para një viti e gjysmë argjentinasi ka blerë një apartament luksoz në Miami, në ndërtesën “Porsche”, ku banesa më e thjeshtë kushton 8 milionë euro.
Në këtë ndërtesë ndodhet një ashensor special, që të mundëson ngjitjen me makinën tuaj deri në apartament dhe është lagje ku jetojnë më shumë rusë dhe hebrenj dhe në supermarkete mbizotërojnë produkte ruse.
Nga Spanja raportojnë se Leo do e lërë Europën në vitin 2023, për të kaluar te Inter Miami, klub në pronësi dhe menaxhim të Bavid Beckham. Kontrata e kapitenit me Barçën përfundon në verën e ardhshme dhe ka dyshime të mëdha se ai do lërë katalanasit për një tjetër klub evropian. /abcnews.al