Spitali Kontinental në Tiranë merr emrin e një prej figurave që pati rol të rëndësishëm në ringjalljen dhe forcimin e bektashizmit në Shqipëri pas rënies së komunizmit, Haxhi Dede Reshat Bardhi.
Me këtë rast u organizua një ceremoni e posaçme ku Kryegjyshi Botëror Haxhi Dede Baba Edmond Brahimaj tha se kështu vlerësohet një prej figurave kryesore të bektashizmit, i cili në themel të vlerave të tij pati përkushtimin ndaj njerëzve.
Duke folur për vlerat e Haxhi Dede Reshat Bardhit përpara mjekëve e infermierëve të këtij spitali, Kryegjyshi Botëror Haxhi Dede Baba Edmond Brahimaj apeloi për më tepër përgjegjësi njerëzore dhe që shkenca të ecë krah për krah me humanizmin.
Emri i Haxhi Dede Reshat Bardhi në këtë institucioni me vlerë për jetën dhe shëndetin sipas kryegjyshit botërorë të bektashinjve kthehet në simbol të kujdesit dhe shpresës ndaj njerëzve në nevojë.


