Varianti i ri i koronavirusit e ka kthyer Londrën në “Wuhanin” e Evropës. Kryeqyteti britanik është goditur rëndë nga vala e dy e pandemisë, ndërkohë që ekspertët kanë zbuluar se mutacioni i ri i virusit përhapet më shpejt.
Për rrjedhojë spitalet po hasen me një presion të personave që kërkojnë ndihmë mjekësore. Mediat kanë publikuar pamje me ambulanca që presin në radhë, ndërsa spitalet janë drejt kolapsit.

Numri i pranimeve në spital është rritur në mënyrë dramatike, duke tejkaluar 20,000. Kjo shifër tregon se ka më shumë pacientë në spitalet angleze sesa në valën e parë të pandemisë, kur rekordi i regjistruar në 12 prill ishte afërsisht 18,000.
Sistemi i kujdesit shëndetësor në Britani është në kufijtë e tij, pasi shkalla e përdorimit në njësinë e kujdesit intensiv arrin 114%, ndërsa në Londër pacientët me Covid-19 transportohen në spitalet e Yorkshire, në mënyrë që të zbrazin shtretërit e tyre dhe të marrin kujdesin më të mirë për qytetarët që e kanë atë.
Fakti që një e katërta e spitaleve të Anglisë raportojnë një mbipopullim është gjithashtu alarmante. Autoritete po mendojnë të ngrenë çadra për të trajtuar të sëmurët. g.v/abcnews.al

