Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Ekzekutohet me 50 plumba bashkëpunëtori i El Chapo

schedule22:50 - 29 Dhjetor, 2020

schedule 22:50 - 29 Dhjetor, 2020

Një bashkëpunëtor i “mbretit” të kartelit të drogës Joaquín ‘ El Chapo Guzmán u ekzekutua brenda makinës së tij gjatë një sulmi në Meksikën veriore. E plagosur mbeti edhe vajza e tij tetë muajshe.

Ignacio Paez Soto, anëtar i Kartelit Sinaloa, ishte brenda automjetit të tij me gruan kur një grup nisën sulmin jashtë një parking në një dyqan komercial në Caborca, Sonora.

Dëshmitarët u thanë autoriteteve se sulmuesit dolën nga një Jeep Cherokee që mbante pushkë ushtarake dhe qëlluan në Volkswagen Passat të Paez para se të arratiseshin.

Paez, i njohur si ‘El Nacho’ dhe ‘C1’, u qëllua më shumë se 50 herë dhe u shpall i vdekur në vendngjarje, thanë autoritetet.  Vajza e tij e vogël u qëllua në krah dhe u dërgua menjëherë në një spital nga Kryqi i Kuq.

Nëna e fëmijës, e cila ishte gjithashtu në vendin e ngjarjes, nuk u lëndua fizikisht, por u trajtua nga ndihmës mjekët pasi pësoi një krizë nervore. g.v/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!