Leeds i Marcelo Bielsas është surpriza e këtij sezoni në Premier League dhe javë pas jave po shkëlqen. Sot skuadra e sapo ngjitur në elitë fitoi me shifrat 0-5 ndaj West Brom.
Autor i një prej golave ishte edhe një shqiptar. Ezgjan Alioski, ylli shqiptar i Maqedonisë së Veriut arriti të gjejë golin në minutën e 31-të, duke tundur rrjetën shumë bukur.
Anësori i majtë përfitoi nga një top i kthyer nga mbrojtja dhe lëshoi një “raketë” drejt e në trekëndësh, duke tundur rrjetën dhe fiksuar shifrat në 0-2. /abcnews.al