Dy emigrantë janë qëlluar për vdekje me armë zjarri në Serbi. Ngjarja ka ndodhur në fshatin Dobrinci, rreth 45 kilometra në veri-perëndim të Beogradit. Lajmi është konfirmuar nga autoritetet policore serbe, të cilat nuk kanë dhënë detaje mbi ngjarjen dhe identitetin e viktimave. Në vitin 2015, Serbia u kthye në aksin kryesor të emigrantëve të nisur nga Lindja e Mesme, Afrika dhe Azia që synonin të arrinin vendet e Bashkimit Europian. Fluksi ra një vit më vonë kur Turqia pranoi ta frenonte në këmbim të ndihmës së BE-së dhe heqjes së vizave për qytetarët e saj. Megjithatë, lëvizjet e emigrantëve klandestinë kanë vijuar dhe aktualisht në vendin ballkanas llogariten rreth 3 mijë e 600 refugjatë, të cilët janë strehuar në kampet qeveritare. Por aktivistët e të drejtave të njeriut thonë se në zonën kufitare mes Kroacisë, Bosnjes dhe Hungarisë ndodhen shumë të tjerë, në pritje për të kaluar kufirin e për të arritur Perëndimin. /abcnews.al
Serbi, ekzekutohen dy emigrantë në një fshat pranë Beogradit
schedule23:17 - 1 Gusht, 2018
schedule 23:17 - 1 Gusht, 2018