Talenti shqiptar Gjon’s Tears ishte i ftuari special i emisionit ‘Abc e pasdites’ me Ermal Peçi. Moderatori theksoi që në nisje të programit se takimin e fundit e dëshironte shumë me një personazh që kulmoi vitin 2020, duke e konsideruar si vitin e Gjon’s Tears.
Ai ishte përfaqësuesi i Zvicrës në Eurovizion e do të jetë sërish edhe gjatë 2021. Duket se Gjoni nuk e mendonte se në program Ermali kishte përgatitur shumë surpriza për të, sa ai disa çaste i emocionuar donte ti zbulonte sa më parë.
Dy ishin videomesazhet që prekën këngëtarin e njohur. Në programin ‘Abc e pasdites’ u transmetuan dedikimet për artistin nga ‘Xhaxhi Berti’ mik i familjes që e kishte mbështetur shumë gjatë pjesmarrjes në ‘Albanian got talent’. Pikërisht në momentin që Gjoni mendoi se kjo ishte gjithcka Ermali kishte përgatitur, në program u luajt mesazhi nga gjyshi, i cili është pika më e dobët e artistit, madje edhe historia e emrit të tij artistik lidhet me të.
‘Kur ishe 8 vjec, më ngrite peshë. Kur dëgjova që këndove Elvis Presley me rrodhën lotët. Gjyshi të do shume dhe të uroj suksese, lart e më lart. Jam me ty, gjithmonë”– tha ndër të tjera gjyshi i Gjonit.
‘Eh gjyshi…wow, është fillimi i muzikës, i gjithçkaje. Lotët e tij u bënë edhe arsyeja e emrit tim artistik”– shpjegoi i emocionuar Gjoni.