Adelina Tahiri kurorëzoi dashurinë e saj me biznesmenin Serjoza Markov pak vite më parë. Edhe pse çifti mund ta përballonte financiarisht një ceremoni madhështore, ata preferuan një organizim të vogël. Së fundmi, në një intervistë për “Prive”, këngëtarja ka treguar mes lotësh dhe arsyen pse zgjodhi të mos e bënte një hap të tillë.
“Kur flas për mamin më dhemb shpirti. Tani janë bërë nënë vetë dhe e dua dy herë më shumë. E di se sa më ka dashtur dhe çfarë pjese të veten ka hequr kur kam dalë prej shtëpie. Nuk kam dasht me bërë dasmë dhe me ardh me më marr tek shpia, sepse është shumë e dhimbshme kjo pjesë dhe unë jam shumë e lidhur me të.
Nuk ka ditë që unë nuk flas me të minimumi 5-6 herë në ditë. Unë bie dhe zgjohem me mamin. Kjo gjë më prek shumë sepse jam nënë vetë dhe e di se sa të vështirë e ka patur. E di se sa shpesh e ka parë dhomën e zbrazët dhe ka qarë.”, u shpreh Adelina. /abcnews.al