Kryeministri Edi Rama ka deklaruar gjatë fjalës së tij përballë gazetarëve se ka disa parti të vogla që nuk janë produkt i një procesi pluralist dhe demokratik por janë krijuar për të marrë pjesë në plaçkë.
Megjithatë theksoi ai tashmë qytetarët mund të zgjedhin partinë dhe deputetin që dëshirojnë për të bërë një filtrim mes këtyre kategorive.
“Nuk është sekret. Koha ka treguar që një numër partish të quajtura të vogla, nuk janë produkt i vyer pluralist dhe demokratik por janë parti të cilat krijohen për të marrë pjesë në plaçkë. Nuk ka asnjë dyshim nga ana ime për këtë. Njerëzit tani do mund të zgjedhin partinë dhe deputetin që dëshirojnë dhe fitoftë më i miri”, tha Rama./mv.abcnews.al