“Në bisedime me Pfizer, Moderna e AstraZeneca”, Rama: Vaksinimi nis nga mesi i janarit

schedule10:46 - 29 Dhjetor, 2020

schedule 10:46 - 29 Dhjetor, 2020

Duke folur në konferencën e fundvitit me gazetarët, kryeministri Edi Rama tha, se bota është në një fazë ngërçi të përgjithshëm sa i përket vaksinës, por theksoi se në vendin tonë nis injektimi i dozave të para nga mesi i janarit.

Ndërsa bën bilancin e një viti të mbërthyer nga pandemia e Covid-19, kreu i qeverisë tha se jemi në përpjekje intensive për vaksinën. Megjithatë, Rama theksoi se duke qenë se ka një kërkesë të lartë, por një ofertë të ulët, kjo çështje mbetet delikate.

“Jemi në përpjekje intensive për vaksinën. Më vjen keq kur dëgjoj lloj-lloj teorish. Faktikisht, situata e përgjithshme është shumë domethënëse sa i përket një ngërçi të përgjithshëm në raportin kërkesë-ofertë. Mbani parasysh, Italia, që ka nisur vaksinimin 4 ditë më parë, ka në dispozicion, 9700 vaksina. Kjo ka qenë partia e parë e dozave që ka marrë Italia, vend i BE, me një popullsi të konsiderueshme.”

Rama shpjegon se në nivel të Bashkimit Evropian dozat e para, që janë shumë herë më pak se nevoja, janë ndarë mes vendeve anëtare.

“Dhe ndërkohë, ju, është lënë vendeve që të negociojnë me palë të tjera, për të ndarë, nga paketa e tyre. Nga ana tjetër, çfarë nuk dëgjon këtu. Kompani si Pfizer, bëjnë marrëveshje të cilat, sidoqoftë janë të lidhura me shtetet, pra nuk ka një marrëveshje e cila bëhet drejtpërdrejt me kompaninë dhe në mënyrë bilaterale. Ti blen sipas asaj që ofron, por marrëveshja është e lidhur me shtet të cilat Pfizer, ka vendosur vijat e para të komunikimit, kur them shtete kam për BE si një entitet i tërë.”

Më tej, Rama theksoi se është i bindur që vaksinimi do të fillojë pa pritur që të zgjidhet ai që e quajti ngërç i përgjithshëm për vaksinën.

“Dua t’u them se ne jemi të bindur që do të fillojmë vaksinim, pa pritur që të kalojmë ose të kalojë ky ngërç, brena janarit, në mes të janarit do të jemi në gjendje të nisim vaksinimin. Jemi duke diskutuar me Moderna dhe AstraZeneca, shumë shpejt do finalizojmë marrëveshjen me Pfizer. Me kapacitet që janë në shtet të ndryshme. Kjo është arsyeja, që mbetet një punë intensive diplomatike dhe komunikimi, në të katërta anët.” s.b/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!