Ashtu siç kishte paralajmëruar, Beatrix Ramosaj ka publikuar projektin më të ri që mban titullin “Dancing With The Devil”. Këngëtarja shqiptare bëri një pauzë të gjatë në muzikë, pasi projekti më i fundit ishte “Pa ndjenjë”, që u publikua tre vite më parë.
Pjesë e klipit është dhe artisti i mirënjohur Eugent Bushpepa. Teksti është shkruar nga vetë këngëtarja, ndërsa për realizimin e këngës ka punuar me Bushpepën. Kënga e sapo publikuar ka marrë mjaft reagime në Youtube, dhe kanë qenë të shumtë ata që e kanë krahasuar këngëtaren me Lana Del Rey. /abcnews.al