“Do ju mbaj gjithmonë në zemër”, trajneri italian i Dinamos jep dorëheqjen

schedule15:26 - 28 Dhjetor, 2020

schedule 15:26 - 28 Dhjetor, 2020

Fabrizio Cammarata nuk është më trajneri i Dinamos së Tiranës. 45-vjeçari italian mori drejtimin e ekipit kryeqytetas nëntorin e vitit të kaluar, me objektiv rikthimin e ekipit të famshëm në Superiore.

Ky sezon ka nisur shumë mirë dhe Dinamo kryeson grupi A të Kategorisë së Parë me 4 pikë më shumë se Burreli dhe Korabi, skuadra që ndajnë vendin e dytë.

Ndonjëherë në futboll ndodhin gjëra të papritura, si marrja e vendimeve të caktuara si ato për të paraqitur dorëheqjen time si trajner i Dinamos së Tiranës. Doja të falënderoja të gjithë klubin e Dinamos.

Në veçanti presidentin Pontrelli, i cili më dha mundësinë të drejtoj një klub kaq të rëndësishëm dhe që besoi tek unë. Falënderoj gjithashtu drejtorin Ermal Barushi për të gjithë punën e bërë, të gjithë lojtarët që kam stërvitur sepse ishin profesionistë të shkëlqyeshëm dhe i uroj më të mirën për karrierën e tyre.

Dhe në fund tifozët fantastikë të Dinamos, të cilët gjithmonë na kanë mbështetur dhe meritojnë të shijojnë ekipin në nivele të larta. Këta 13 muaj kanë qenë të rëndësishëm për mua, sepse fillimisht siguruam mbijetesën dhe tani titullin e kampionëve të dimrit e çerekfinalet e kupës.

Dinamo do të jetë gjithmonë një skuadër që unë do ta mbaj në zemrën time dhe do të jem gjithmonë një tifoz i madh i juaj duke shpresuar që t’ju shoh së shpejti në Kategorinë Superiore. Faleminderit për gjithçka dhe gjithmonë forca Dinamo“, shkruan në Instagram trajneri italian.

Cammarata mund të mos largohet nga futbolli shqiptar. Emri i tij lakohet si trajneri i ardhshëm i Apolonisë në Superiore. Ekipi fierak është pa trajner dhe 45-vjeçari është një nga kandidaturat për të marrë drejtimin e Apolonisë. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!