Ambasada në Tiranë ka reaguar lidhur me mbylljen e saj më herët gjatë ditës së sotme, në kushtet e protestave të zhvilluara në kryeqytet.
Përmes një njoftimi, ambasada sqaron se vendimi për mbylljen e përkohshme u mor në të njëjtën linjë me bizneset e tjera që mbyllën aktivitetin për disa orë në zonat ku u zhvilluan protestat.
Megjithatë, përfaqësia diplomatike thekson se tashmë po vijon funksionimin e zakonshëm dhe po ofron shërbimet për qytetarët që kanë nevojë.
“Dëshirojmë të sqarojmë se, ngjashëm me bizneset e tjera që u mbyllën për disa orë në zonat e protestës, edhe ambasada u mbyll më herët sot. Ambasada po vepron si zakonisht dhe po ofron shërbimin e kërkuar për ata që kanë nevojë”, thuhet në njoftim.
Njoftimi vjen në një kohë kur protestat në Tiranë kanë sjellë masa të përkohshme në zonat ku janë zhvilluar tubimet.


