Sondazh

Dhuna e opozitës përballë integrimit europian, si duhet të reagoje qeveria?

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Gjermania dhe Franca bien dakord për reformimin e politikës automobilistike evropiane

schedule20:57 - 16 Tetor, 2026

schedule 20:57 - 16 Tetor, 2026

Kancelari gjerman, Friedrich Merz dhe presidenti francez, Emmanuel Macron, kanë rënë dakord për një reformë të gjerë të politikës automobilistike evropiane.

Me kërkesë të kancelarit Merz, heqja graduale e motorëve me djegie të brendshme, e planifikuar të nisë në vitin 2035, do të lehtësohet edhe më tej krahasuar me propozimin e mëparshëm të Komisionit Evropian.

Sipas gazetës ekonomike Handelsblatt, përveç kësaj, kancelari gjerman siguroi që shtetet anëtare të mos jenë më të detyruara të nxisin elektrifikimin e flotave të mëdha të automjeteve të kompanive përmes kuotave të detyrueshme.



Në këmbim, Macron arriti të sigurojë përfshirjen e kërkesës së tij për rregulla më të rrepta “Made in EU”.

Qeveritë do të japin stimuj për blerje dhe do të lidhin kontrata publike vetëm për automjetet e prodhuara në Evropë.

Një pjesë gjithnjë e më e madhe e baterive dhe e komponentëve kryesor të automjeteve duhet gjithashtu të prodhohet në Evropë.

Subvencionet qeveritare duhet të orientohen kryesisht drejt prodhimit evropian të automjeteve.

Sipas gazetës, të dyja vendet synojnë të sigurojnë miratimin e rregullave të reja në Këshillin e BE-së.

Në këmbim të kërkesave për politikën industriale, Gjermania siguroi lëshime të gjera lidhur me objektivat klimatike.

Sipas Handelsblatt, automjetet britanike do të konsiderohen evropiane nëse Londra i përshtat masat e saj tregtare mbrojtëse me standardet e BE-së.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!