Përveç sigurimit të vaksinës për Covid-19, e rëndësishme është që të kemi një plan për administrimin e saj. Kështu është shprehur mjeku epidemiolog Ilir Alimehmeti në një bisedë me gazetaren Juli Xhokaxhi në ABC.
Siç tha edhe mjeku, vaksina e vetme nuk mund ta “shuajë” pandeminë ndërsa shtoi se nga doza e parë në të dytën, njerëzit janë shumë pak të mbrojtur. Sipas tij, edhe pas marrjes së dozës së dytë, njerëzit duhet të vijojnë të ruhen.
“Duhet tëvaksinohet një numër i madh njerëzish. Ideja është tek mbulimi i gjerë i popullsisë.”
Sa i përket kushteve të shpërndarjes dhe menaxhimit të vaksinimeve në Shqipëri, Alimehmeti tha: “Duhet caktuar si si do thirren njerëzit, që të mos ketë grumbullime jashtë. Vendi është i rëndësishëm, por ka rëndësi edhe si do ta thonë.”
Dy vaksinat e certifikuar deri më tani, ajo e Moderna dhe Pfizer, janë prodhuar në një periudhë kohore relativisht të shkurtër, i pyetur nëse ky faktor nënkupton që të jetë bërë kompromis me sigurinë, mjeku epidemiolog tha se kompromis bëhet vetëm me efektivitetin.
“Arsyeja pse ekziston faza e parë dhe e dytë është që nuk shkohet në fazën e tretë pa i kaluar këto dy faza. Kompanitë nuk i kanë bërë publike të dhënat e fazave, siç bëhet zakonisht, për këtë arsye, mbetemi tek gjykimet personale. Mund të jetë edhe mungesë kohë, me sigurinë nuk bën njeri kompromis. Bëhet me efektivitetin. Në mjekësi, e para është të mos bësh dëm…Kjo nuk mbaron këtu, pastaj fillon studimi në popullatë.”
Nëse virusi pëson ndryshime me kalimin e kohës, Alimehmeti thotë se me vaksinën e Covid-19 mund të veprohet njëlloj si me atë të gripit që rishikohet vit pas viti. s.b/abcnews.al/