Si pushojnë dibranët në dy anët e kufirit

schedule15:57 - 31 Korrik, 2018

schedule 15:57 - 31 Korrik, 2018

Në të dy Dibrat këtej dhe andej kufirit nuk mungojnë resurset për të pushuar. Por nëse në brigjet e lumit Drin shkojnë vetëm disa të rinj e fëmijë që më tepër bëjnë sporte ekstreme, në anën tjetër të kufirit pushuesit argëtohen e festojnë të organizuar.

Për dibranët, brigjet e Drinit duhet të ishin shpëtim në këto ditë të nxehta. Ujë më të pastër se këtu nuk ka askund. Por Drini në tokën shqiptare, frekuentohet pak. Kurse organizimet mungojnë fare.

Disa të rinj ose fëmijë që lahen ku të mundin. Ka prej atyre që më shumë se për t’u freskuar, e shfrytëzojnë atë si sport ekstrem. Ata hidhen nga Ura e Topojanit 19 metra e lartë. Ndryshe është panorama vetëm një kilometër më larg. Në brigjet e liqenit të Dibrës  familjarë, burra, gra dhe fëmijë edhe të ardhur nga SHBA plazhojnë aty.

Një grup të rinjsh vullnetarë “life guardian” monitorojnë bregun nga mëngjesi deri në darkë. Pushuesit kryesisht e shfrytëzojnë plazhin liqenor për t’i paraprirë pushimeve në bregdet. Ata janë të kënaqur me liqenin e tyre, por duan edhe bregdetin shqiptar.

“Çdo vit shumicën e rasteve këtu, por ka edhe ditë kur shkojmë në Shqipëri”.

Bizneset në brigjet e Liqenit të Dibrës janë të organizuara dhe të frekuentuara shumë nga të rinjtë. Dhe aty ka janë ata nuk mungojnë festat. Ndryshe nga ana tjetër e kufirit në Dibrën e Madhe, jeta është më dinamike.

“Nuk ka rini më të mrekullueshme sesa rini jonë. E shihni. Asnjë problem”.

“Ka mjaft evenimente të ndryshme, prandaj gjatë verës ka më shumë gjallëri”./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!