Hahn apel qytetarëve të Maqedonisë për të votuar në referendum

schedule13:19 - 31 Korrik, 2018

schedule 13:19 - 31 Korrik, 2018

Komisioneri për zgjerim dhe fqinjësi të mirë, Johannes Hahn, ka përshëndetur vendimin e Kuvendit të Maqedonisë që më 30 Shtator të mbahet referendum për marrëveshjen me Greqinë për çështjen e emrit.

Ai ftoi të gjithë qytetarët e Maqedonisë që të shfrytëzojnë të drejtën e tyre demokratike, pasi sipas tij, bëhet fjalë për vendin e tyre dhe të ardhmen e tyre.

Në një mesazh në profilin e tij në Tëitter, ai shtoi se Bashkimi Europian mbështet këtë marrëveshje dhe zbatimin e saj, si simbol i pajtimit dhe fqinjësisë së mirë në rajon./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!