Shumë fjalë! Merkato hapet në ditët në vijim dhe në Itali gazetat ditën e sotme janë hapur me skenarët e radhës dhe emrat që përmenden janë të shumtë. “Juve, do t’i marrësh”, shkruan Tuttosport në faqen e parë, ndërkohë që shoqëruar me këtë titull janë fotot e Fernando Llorente dhe Musut Ozil.
I pari është drejt largimit nga Napoli dhe Juve e do një alternativë për sulmin. Lojtari bask ka qenë pjesë e bardhezinjve në periudhën 2013-2015 dhe e njeh ambientin te kampionët. Nga ana tjetër ai është 35 vjeç dhe e pranon stolin.
Emri tjetër intrigon dhe Cristiano Ronaldo e di mirë që Ozil mund të jenë një “makineri” asistesh, edhe pse kohët e fundit nuk është parë në aksion për shkak se Arsenali e ka lënë jashtë liste. Gjermani është një opsion për Juventusin.
Nga italianët mendohet të ketë edhe largime dhe Paulo Dybala është një nga më të përfolurit. Pas skenarëve për shkëmbim me Paul Pogba, tani ka dalë sërish në skenë opsioni PSG. Thuhet se argjentinasi është dëshirë e Mauricio Pochettino, edhe pse ky i fundit ende nuk është zyrtarizuar si trajner te kampionët e Francës.
Në qendër të vëmendjes mbetet sërish Christian Eriksen, i lidhur gjithashtu me PSG-në edhe prej trajnerit argjentinas me të cilin ka punuar te Tottenham. Drejt Serie A, në këmbim të danezit, do të merrte udhën Leandro Paredes, një objektiv i zikaltërve. Të gjithë do mbeteshin të kënaqur nga kjo lëvizje. /abcnews.al