Ndryshimi i futbollit, momenti më i bukur dhe Lazio: Rrëfehet Rummenigge

schedule22:37 - 26 Dhjetor, 2020

schedule 22:37 - 26 Dhjetor, 2020

CEO i Bayern Munchen, Karl-Heinz Rummenigge ka prekur disa tema të ndryshme gjatë prononcimit për Rai Sport. Gjermani i njohur e nis me koronavirusin dhe ndryshimin që po i ndodh botës së futbollit.

Nuk mungon edhe vlerësimi për skuadrën e tij, që dominoi Europën në vitin 2020 me 5 trofe të fituar. Në fund bardhekaltrit e Lazios, kundërshtari në raundin e 1/8 të Champions League.

Futbolli po ndryshon, kriza ekonomike nuk i lejon më klubet të shpenzojnë si dikur. Mendoj se edhe rrogat e futbollistëve do të ulen në të ardhmen. Po ndikon për keq edhe mungesa e tifozëve. Për çdo ndeshje me dyer të mbyllura humbasim 4 milion euro.

Bayerni? Ekipi realizoi një kryevepër në vitin 2020. Momenti më i bukur ishte kur ngritëm lart në qiell trofeun e Champions League, përjetuam një gëzim të jashtëzakonshëm.

Lazio? Nuk më pëlqen diçka. Lazion e nënvlerësojnë shumë persona, por ata janë një ekip që mposhtën Borussia Dortmund në shtëpi dhe barazuan në Gjermani. Dy rezultatet që nuk i arritën përballje një kundërshtari dosido.

Po flasim për Dortmund, ekipin që gjithmonë ka përfunduar i dyti në Bundesligë në vitet e fundit“, thekson drejtuesi i rekordmenëve të Gjermanisë. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!