Para disa mujash, moderatorja e njohur Marina Vjollca u zgjodh si ambasadore e markës së njohur të stilistes italiane, Elisabetta Franchi.
Që nga ai moment në çdo dalje të saj, Marina shfaqet e veshur nga kjo markë dhe padyshim është pëlqyer shumë nga publiku.
Në këtë natë Krishtlindjesh, stilistja e ka surprizuar bukuroshen shqiptare në mënyrën më të bukur dhe nuk kishte se si Marina ta ndante me të tjerët.
“Jam kaq e lumtur! Faleminderit nga thellësia e zemrës! Urime Krishtlindjet”, ka shkruar Vjollca në videon e publikuar, ku shfaqet dhurata. l.k/abcnews.al