KPK shkarkon nga detyra Shkëlzen Selimin dhe Bledar Abdyllain

schedule11:04 - 30 Korrik, 2018

schedule 11:04 - 30 Korrik, 2018

Dy gjyqtarë u shkarkuan nga detyra këtë të hënë nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit. Vendimi i parë lidhet me largimin nga detyra të anëtarit të Gjykatës së Tiranës, Bledar Abdyllai, ndërsa i dyti lidhet me shkarkimin nga detyra të anëtarit të Gjykatës së Lartë, Shkëlzen Selimi.

Në orën 10.00 para treshe gjykuese u përball me Vettingun në seancë dëgjimore gjyqtari Mehdi Bici. Ai është i fundit anëtar i Gjykatës së Lartë që del para KPK-së. Në mesditë Vettingut do t’i nënshtrohet Gentian Medja, gjyqtari i Gjykatës Administrative Tiranë.

Ora 14:30 është rezervuar për prokurorin e Prokurorisë për Krimet e Rënda, Besnik Muçi, i njohur si një nga kandidatët për Prokuror të Përgjithshëm të Përkohshëm. E hëna në KPK mbyllet me një seancë që nis në kufirin fundor të orarit zyrtar. Në 16:00 pritet të nisë rivlerësimi i gjyqtares së Tiranës, Brunilda Kadi, kandidate për Këshillin e Lartë Gjyqësor dhe aktualisht anëtare e KLD./abcnews.al