Moti – E diel, 29 Korrik 2018

schedule16:02 - 29 Korrik, 2018

schedule 16:02 - 29 Korrik, 2018

Sipas MeteoAlb, pjesa e parë e ditës mbetet në kushtet e motit të kthjellët ndërsa pasdite vranësirat shfaqen fillimisht në zonat lindore, duke gjeneruar shira të përkohshëm në ekstremet verilindje – juglindje, por rrebeshe të izoluara në ekstremin verior.

Në mbrëmje dhe gjatë natës, vranësirat bëhen dominante në pjesën më të madhe të territorit shqiptar.

Temperaturat e ajrit rriten me 1 – 2°C në mëngjes por kryesisht në mesditë ku maksimumi në zona specifike ngjitet në 37°C.

Era do fryjë mesatare por e fortë në det, me shpejtësi 45 km/h nga drejtimi verior duke krijuar në det dallgëzim 2 – 3 ballë./abcnews.al

Prezantoi: Fioralba Dizdari

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!