Nuk kanë të mbaruar telashet e motit në Japoni këtë vit. Pas një vale të nxehti që nuk ishte regjistruar më parë paprecedentë kanë filluar shira të fuqishëm. BBC shkruan se një stuhi ka goditur qendrën dhe perëndimin e Japonisë duke plagosur 19 persona. Gjithashtu mësohet se kanë mbetur pa energji elektrike rreth 150.000 shtëpi.
Tajfuni “Jongdari” ka sjellë rrebeshe të fuqishme shiu dhe erëra që shkojnë deri në 180 kilometra në orë. Zyrtarë që merren me parashikimin e motit kanë paralajmëruar kthimin e tajfunit në një stuhi tropikale, por kanë paralajmëruar se shirat mund të shkaktojnë rrëshqitje dherash.
Të shtunën janë dhënë urdhrat që të evakuohen mbi 36 mijë njerëz nga qyteti Shobara dhe 3.600 nga Kure. Gjithsesi autoritetet kanë frikë se nuk mund të bëhet e mundur evakuimi i të gjithë njerëzve për shkak të shirave dhe erës së fortë.
Japonia po vuan akoma pasojat e një prej katastrofave më të mëdha që ka pësuar në dekada më herët këtë muaj. Tetë milionë njerëz u detyruan të largohen nga shtëpitë e tyre, ndërsa 4.000 që mbijetuan janë duke jetuar në streha të përkohshme për shkak të përmbytjeve dhe rrëshitjeve të dherave.
Nuk mjaftonte kjo, por disa ditë më parë vendi aziatik u godit nga një valë e paprecedentë e të nxehtit. Të paktën 80 persona vdiqën nga temperaturat e larta, ndërsa 22 mijë të tjerë u shtruan në spital për shkak të problemeve që shfaqën./abcnews.al