Çështja më e nxehtë në Milano është kontrata Hakan Calhanoglu. Turku dhe Milani përfundojnë bashkëpunimin në verën e ardhshme dhe rinovimi nuk ka ardhur deri më tani, madje nga ajo që raportohet pritet të mos vijë.
Oferta e Milanit për mesfushorin është 3.5 milionë euro në sezon, teksa ai kërkon dyfishimin e kësaj shume. Në këto kushte Milani mund të mendojë ta shesë që në janar dhe kandidatët për të blerë turkun dalin menjëherë në skenë.
Mësohet se Atletico Madrid është gati të propozojë pagën e kërkuar nga Calhanoglu, si dhe të ofrojë një shifër të arsyeshme për Milanin, në mënyrë që mesfushori të zbarkojë në Madrid në merkaton e dimrit. Manchester United janë gjithashtu një kandidat potencial për të arritur te 26-vjeçari. /abcnews.al