PSG fitoi mbrëmë me shifrat 4-0 ndaj Strasbourg, por sot në mëngjes drejtuesit e kampionëve francezë vendosën të shkarkojnë trajnerin Thomas Tuchel.
Menjëherë pas largimit të gjermanit mediet raportuan për vendosjen e Mauricio Pochetino në krye të stolit të kampionëve të Francës. Por mund të themi se argjentinasi nuk është kandidati i vetëm për të marrë drejtimin e skuadrës.
Masimiliano Allegri është gjithashtu një kandidat potencial për tu vendosur në krye të nën kampionëve të Europës. Ai ka një eksperiencë të madhe dhe ka treguar se është trajner, që garanton vazhdimësi, ajo që duan edhe sheikët e PSG.
Një tjetër kandidat është edhe Thiago Motta. Ish-mesfushori e ka nisur karrierën si trajner te të rinjtë e PSG dhe në sezonin 2019-2020 ishte në krye të stolit të Genoas.
Ndërkohë, raportohet gjithashtu se Tuchel mund të vendoset menjëherë në krye të një ekipi të madh. Arsenali pritet të shkarkojë Artetën dhe pasuesi do të jetë gjermani. /abcnews.al