Pushuesit në Durrës: Pushime të qeta, ka më pak plazhistë

schedule16:18 - 28 Korrik, 2018

schedule 16:18 - 28 Korrik, 2018

Në pikun e sezonit turistik vihet re një rënie e lehtë e pushuesve në Durrës në krahasim me vitin e kaluar. Ndikuesit kryesorë janë kushtet e motit dhe destinacionet e reja turistike. Por pushuesit besnikë thonë për ABC News se këtë vit kanë kaluar pushime më të qeta.

Pamjet në këtë bregdet të Durrësit janë të ngjashme me fillimin e Qershorit. Fundjava e fundit e Korrikut, e cila përkon me pikun e sezonit turistik nuk ka fluksin e vitit të kaluar.

Moti i paqëndrueshëm, por edhe destinacionet e reja turistike, mbeten ndër shkaqet kryesorë që ka më pak pushues këtë vit.

Ky fakt nuk gëzon operatorët turistikë, por pushuesit besnikë të Durrësit flasin për pushime të qeta.

“Po kënaqemi, shumë mirë, pastër, rregull, shkëlqyeshëm”,tha një pushuese.

Të kënaqur janë edhe me kushtet që ofrohen.

“Mirë është, qetë. Pazhi është i pastër”, tha një pushuese tjetër.

Plazhi i Durrësit është i frekuentuar  nga vendasit dhe nga pushues të ardhur nga Kosova të cilët akomodohen këtu për disa ditë gjatë sezonit të verës./abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!