Shpërthimi në Bathore, policia heton në dy pista

schedule14:31 - 28 Korrik, 2018

schedule 14:31 - 28 Korrik, 2018

Autori që vendosi lëndën plasëse në banesën e Xhelal Dacit në zonën e Bathores,dyshohet se u largua nga vendi i ngjarjes me një automjet tip BMW ngjyrë gri. Pamjet janë sigurar nga disa kamera të tjera sigurie, ndërsa personi që ka vendosur lëndën plasëse theksojnë hetuesit mund të jetë rreth 1.8 metra i gjatë.

Rreth 200 gramë eksploziv dyshohet se u vendosën në dyqanin e familjes Daci, në orët e para të mëngjesit të së premtes. Ekspertët e xhenios ende nuk kanë përcaktuar llojin e lëndë plasëse, pasi nga mënyra e shpërthimit mund të jetë edhe prodhim artizanal.

Grupi hetimor po punon në dy pista. E para lidhet me hakmarrjen e mundshme nga familja Kolaveri, pasi një djalë i saj u vra me armë zjarri në Nëntor të 2015-s dhe tjetri mbeti i paralizuar nga plumbat.

Për atë ngjarje, u akuzua Gazmir Daci dhe po vuan dënimin me 35 vite burg të dhënë nga Gjykata e Tiranës. Pista e tjetër që po hetohet është ajo e përfitimit të azilit nga familja Daci. Menjëherë pasi la qelitë e burgut, shtatë muaj më parë, Xhelal Daci, i cili u dënuar për armëmbajtje pa leje, u largua nga Shqipëria drejt një vendi të Bashkimit Europian.

Familjarët e tij nuk e bëjnë të ditur destinacionin, pasi i tremben gjakmarrjes. Ky fakt përforcohet edhe më shumë se asnjë nga anëtarët e familjes Kolaveri nuk u shoqëruan për ngjarjen në Komisaritin e Policisë Nr.5., të Kamzës. Të dyja familjet, Daci dhe Kolaveri janë në gjak edhe pse jetojnë shumë pranë njëra-tjetrës në zonën e Bathores.

Ndërkohë nga kamerat e tjerë të sigurisë të sekuestruara në fillim të rrugës Martin Camaj dhe zonën e Bathores si edhe të disa bizneseve aty pranë, ekspertët kanë dyshime se nga vendi i ngjarjes, autori u largua me një automjet tip BMW ngjyrë gri.

Gjithashtu, është tëpër e vështirë të identifikohet  personit që vendos lëndën plasëse në familjen Daci, pasi ka qenë i veshur me të zeza dhe në kokë mbante një kapuç./abcnews.al