Skuqet Hëna, merr jetë eklipsi më i gjatë në histori

schedule09:13 - 28 Korrik, 2018

schedule 09:13 - 28 Korrik, 2018

Edhe shqiptarët kanë mundur të ndjekin mbrëmjen e së enjtes eklipsin hënor, i njohur ndryshe si “Hëna e përgjakur”. Gjatë procesit, me një gjatësi prej 1 orë e 43 minuta, Hëna ka ndërruar ngjyrë duke marrë një nuancë të kuqe e deri diku bojë kafe.

Të paktën një pjesë e eklipsit ka qenë e mundur të vëzhgohet nga Europa, Lindja e Mesme, Afrika, Australia, Azia dhe Amerika e Jugut. Hëna ka kaluar në qendër të hijes së Tokës dhe në pikën më të gjerë të hijes.

Për studiuesit, bëhet fjalë për eklipsin hënor më të gjatë në histori dhe që përkon jo vetëm me afrimin e planetit Mars, por edhe me atë që është quajtur “procesioni i planeteve”, të cilët vihen në një vijë duke u mundësuar vëzhguesve një pamje të mirë të Venusit, Jupiterit, Saturnit dhe Marsi./abcnews.al