Racizmi ekziston në futboll, madje vitet e fundit është përhapur shumë ky fenomen. Presidenti i UEFA-s, Aleksander Ceferin i është rikthyer kësaj teme, duke lëshuar akuza të ashpra dhe paralajmërime për atë pjesë tifozësh që kryejnë gjeste raciste.
“Futbolli është një shkollë jete, është një sport i ndjekur nga miliarda njerëz në gjithë botën. E kemi për detyrë të tregojmë se racizmi është diçka e gabuar. Për fat të keq, ekziston një pakicë njerëzish që ndjekin futbollin, të cilët kanë një ideologji idiote.
Këta idiotë përdorin futbollin për të promovuar ideologjinë e tyre absurde. Ne duhet të bëjmë gjithçka për t’i frenuar që të mos e bëjnë më këtë gjë“, deklaron presidenti i qeverisë europiane të futbollit. /abcnews.al