Këngëtarja Mariza Ikonomi ishte e pranishme sot në “ABC e Padites” me moderatorin Ermal Peçi, ku përpos shijimit të verës me rastin e Krishtlindjes, thanë edhe gjëra të pathëna më parë në ekran.
Duke qene se dhjetori është simbolik e festës, por edhe e Festivali, Ermali e pyet nëse ka ndonjë këngë që i ka thënë vetes “E meritoja”!
“Me cilën nga këngët ta rrëmbyen çmimin e parë?’, e pyet Ermali.
“Telefonatë zemrash”, “Piano e vjetër”, “Ku është dashuria”, “Unë” ka qenë pretendete”, tha Mariza live.

Teksa ishim ne këtë bisedë të kthyer pas në kohë, Mariza rrëfeu se gjithashtu kujton me nostalgji kur ka perfomuar këngën “Mëmëdheu” sepse nuk e priste aspak që publiku të kishte atë reagim, madje të thërriste “Mariza, Mariza”.
Ajo tregoi se në moshë të vogël ka pasur një lidhje dhe afeksion shumë të veçantë për Freddie Mercury, madje ka qenë e dashuruar me të.
“Sapo kisha zbuluar Freddie Mercury, kishte vdekur dhe u trondita shumë. Mbaj mend që kam qenë të shkallët e pallatit dhe qaja me dënesë. Komshinjtë me thoshin çfarë ke dhe unë i thosha “ka vdekur Freddie Mercury”. Reagimi I komshinjve të mi ishte “qyqa mi dreq thamë ca ka ndodh. Unë kisha rënë në dashuri me të dhe asnjë s’ma kuptonte dhimbjen”.

