Sërish zjarre në Kaliforni, një viktimë dhe disa te plagosur

schedule16:47 - 27 Korrik, 2018

schedule 16:47 - 27 Korrik, 2018

Në Kaliforni, zjarrfikësit janë prej ditësh në luftë me flakët, duke e pasur të pamundur të shuajnë vatrat e zjarrit. Ndërsa është shënuar viktima e parë një person është arrestuar për zjarrvënie të qëllimshme.

Disa vatra zjarri janë aktive prej ditësh në veri dhe në jug të Kalifornisë, duke provokuar evakuime e bllokuar rrugë. Në Riding është shënuar një viktimë, i cili po punonte në mënyrë vullnetare për pastrimin e rrugës nga bimët e djegura. Të mërkurën, një person u arrestua me akuzën se ka vënë një nga zjarret.

Ndërkohë tre zjarrfikës janë plagosur së bashku me një numër ende të papërcaktuar banorësh. Një nga zjarret që ka nisur që të hënën është përhapur në 115 kilometra katrorë. Ajo që vështirëson operacionet për shuarjen e tyre janë temperaturat e larta, lagështia e ulët dhe era që favorizon përhapjen e flakëve.

Me qindra persona janë evakuuar nga Josemit Nashional Park, parku natyror më i famshëm i Kalifornisë sepse zjarrfikësit nuk arritën të shuajnë zjarrin që vijon prej dy javësh duke u përhapur në 180 kilometra katrorë.

Guvernatori i Kalifornisë Xherri Braun ka shpallur gjendjen e emergjencës në kontenë e Riversajd dhe në kontenë e Shasta, për të marër sa më shpejt ndihma nga shteti.

Daniel Suain një ekspert i ndryshimeve klimaterike shpjegoi për Nju Jork Tajms se ngorhja globale ka shtuar shumë rrezikun për zjarre në lindje të Shteteve të Bashkuara të Amerikës duke shkaktuar thatësira për vite./abcnews.al