Mustafa porosi Kurtit: Respekto vendimin e Kushtetueses

schedule12:07 - 23 Dhjetor, 2020

schedule 12:07 - 23 Dhjetor, 2020

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa, është shprehur se kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti që të respektojë vendimin e Kushtetueses.

Mustafa i ka çuar një porosi kryetarit të Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese rreth vlefshmërisë së votës së deputetit Etem Arifi.

Me rënien e Qeverisë “Hoti”, u tha se disa politikanë përfshirë këtu edhe Kurtin nuk mund të kandidojnë për deputet për shkak të dënimit nga Gjykata, ku ka theksuar se kreu i VV të respektojë vendimin e Kushtetueses në rast se atij i ndalohet kandidimi.

Këto komente Mustafa i bëri gjatë homazheve te varri i ish-presidentit historik Ibrahim Rugova për nder të 31-vjetorit të themelimit të LDK-së./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!