Gjykata e Shkallës së Parë në Gjirokastër ka dhënë masën e arrestit me burg për Lulzim Kullën. Ai u ndalua në Kakavijë disa ditë më parë teksa tentoi të kalonte kufirin me pasaportë të falsifikuar.
Gjatë seancës prokurori Arben Pasho ka paraqitur para trupit gjykues për Lulzim Kullën një dënim me 12 vite burg për trafik droge në Itali dhe sipas tij, Kulla është në kërkim nga shteti fqinj.
Trupi gjykues i kryesuar nga Pëllumb Vehibu vendosi ta lërë në qeli 43-vjeçarin. Lulzim Kulla nuk është i panjohur për policinë. Ai i shpëtoi për mrekulli një atentati të 13 Janarit 2018 në Shkodër. Në këtë ngjarje mbetën të plagosur 8 persona, mes tyre dhe vetë Kulla./abcnews.al