Veliaj i jep “Çelësin e Qytetit” këngëtares Eleni Foureira

schedule12:29 - 27 Korrik, 2018

schedule 12:29 - 27 Korrik, 2018

Kryebashkiaku Erion Veliaj vlerësoi me “Çelësin e Tiranës”  këngëtaren e njohur me origjinë shqiptare Eleni Foureira. Këngëtarja Foureira u shpreh e lumtur për këtë vlerësim, ndërsa theksoi se ndihej krenare që ishte shqiptare. Ajo vlerësoi ndryshimin që ka pësuar Tirana, ndërsa theksoi se i ka bërë përshtypje bukuria dhe mikpritjen e kryeqytetit të shqiptarëve.

Ndërkohë, kryebashkiaku Veliaj shprehu solidaritetin e Tiranës me popullin grek për fatkeqësinë që përfshiu Athinën me zjarret dhe informoi Elenin me vendimin më të fundit të Këshillit Bashkiak, për t’i ofruar ndihmë financiare për tejkalimin e situatës./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!