Kopjoi ‘Me tana’ dhe provokoi me veshjen? Mirud i thotë të gjitha! Kush ia bojkotoi performancën?

schedule18:20 - 22 Dhjetor, 2020

schedule 18:20 - 22 Dhjetor, 2020

Mirudi ishte sot i pranishëm në programin “ABC e Pasdites” me moderatorin Ermal Peçi, ku bisedoi për performancën e tij në natën e parë të Festivalit të Këngës. Ai  ka reaguar përmes një postimi në Instagram ku ndalej pikërisht tek stili i tij i veshjes e komentuar si veshje gay.  Mirudi tha në program se veshja nuk identifikon personalitetin e tij, por ashtu u vendos që të shfaqej artistikisht.

“Ka meshkuj që dalin me fustane në performance, ndërsa unë jam me pantallona. Është veshje e bërë nga një dizajner nga Spanja dhe është shumë flamengo. Orientimi im seksual nuk ka lidhje me artin që bëj unë”.

Për artistin nuk ishte vetëm kjo ankesë, por edhe qëndrimi gjatë në të ftohë pasi ishte i fundit.

“Unë kam mbërritur në Tiranë të dielën, të hënën jam future në prova, dhe të mërkurën kemi xhiruar performancën, pasi s’munda të vija për shkak të covid 19. Kisha disa zera si zjarri, tymues gjatë performancës, mbrëmë nuk u realizuan ato.  Un personalisht kam invetuar financiariht në zjarr, n tym,  në veshje në gjithçka. Pra ishin lekët e mia që dhashë për këto dhe në fund nuk u panë’.

Këtu Ermali sërish e pyet: ‘Ndihet që është e qëllimshme kjo?”

“Nganjëherë po, nganjëherë jo. Siç kemi vuajtur ne këngëtarët nga I ftohti, ndoshta edhe regjia ka qenë e lodhur”.

Ermali e pyet atë se si është ndjerë për krahasimin që i kanë bërë me Elvanën.

“Në fakt ishte goxha ofendim për mua si artist dhe mendoj që është ofendim edhe për Elvanën. Ne nuk kemi të bëjmë fare me llojin e muzikës, ajo shkruan diçka krejt tjetër, një linjë tjetër melodike. Unë e vlerësoj shum Elvanën, por unë këtë stil e kam që nga fillimi I karrierës sime”.

Ndërsa për Eurovizionin ai mendon se këtë vit ka materiale të mira dhe se ka një top 5 si më të parapëlqyera.  Ndër shumë emra si Era Rusi, Orgesa Zaimi, Xhesika Polo, Rosela, Inis Neziri, ai zgjodhi si fituese të ktij Festivali Anxhela Peristerin.

“Shpresoj të mos ofendohen të tjerët se i dua të gjithë. Por që nga momenti i parë që kam dëgjua këngën e Anxhelës më ka ngel në shpirt, për shkak se I dua baladat dhe në fakt më pëlqen shumë Kledi Bahiti.”

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!