Rënia e numrit të pushuesve në Shëngjin, operatorët: Moti është ndikuesi kryesor

schedule16:31 - 26 Korrik, 2018

schedule 16:31 - 26 Korrik, 2018

Operatorët turistikë të Shëngjinit vlerësojnë se në muajin Korrik ka patur një rënie të numrit të pushuesve në krahasim me vitin e kaluar. Shkaku kryesor sipas tyre është moti i paqëndrueshëm, i cili ka larguar pushuesit nga ky bregdet.

Ky është Shëngjini në ditët e fundit të Korrikut. Në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar ka patur një rënie të ndjeshme të numrit të pushuesve.

Konfirmimi vjen nga operatorët turistikë.

“Pushimet në Shëngjin janë të varura tërësisht nga kushtet meteorologjike, i cili duket se nuk e ka favorizuar aspak bregdetin e Shëngjinit e kjo ka sjellë që numri i akomoduesve në hoteleri të reduktohet dhe të krijojë një mangësi të përsa i përket pushuesve që e frekuentojnë këtë zonë turistike”.

Moti vlerësohet si ndikuesi kryesor.

“Ka më pa njerëz se vitin e kaluar. Unë mendoj se është koha e  paqëndrueshme”.

Por operatorët rendisin edhe shkaqe të tjera.

“Mungesa e Lekut, që s’ka populli”.”

Edhe administratori i Shëngjinit pranon se moti i paqëndrueshëm i ka larguar pushuesit, por është optimist për muajin Gusht.

“Numri i emigrantëve që vijnë rritet dhe këtë muaj mund të ketë rreth 30% më shumë pushues”.

Kujtojmë këtu se disa ditë më parë, reshjet boshatisën totalisht plazhin e Shëngjinit, ndërsa operatorët turistikë shpresojnë që në Gusht do të ketë fluks pushuesish./abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!