Një efektiv policie ka mbetur i plagosur pasi ka rrëshqitur në malet e Vranishtit në Vlorë. Polici i antidrogës ndodhej me koleget në zonë për të kërkuar për kanabis.
Menjëherë është nisur nga Tirana një helikopter për t’i dhënë ndihmën e parë, por nuk ka mundur të ulet pranë vendit të ngjarjes.
Sipas njoftimit të Ministrisë së Shëndetësisë, ekipi mjekësor pasi ka ecur në këmbë për rreth 30 minuta ka mbërritur në vendngjarje. Aktualisht, polici i plagosur po transportohet drejt spitalit të Traumës në Tiranë./abcnews.al