Spanja do të ndalojë fluturimet nga Britania e Madhe duke nisur nga e marta. Lajmin e bëri të ditur qeveria e vendit ditën e sotme. Vetëm shtetasit apo rezidentët spanjollë do mund të futen në vend që nga Britania e Madhe. Të njëjtin vendim ka marrë edhe Portugalia.
“Vendimi i Spanjës është marrë në bashkëpunim me Portugalinë dhe do të rezultojë në përforcimin e kontrolleve në kufi me Gjilbratarin,” thuhet më tej në deklaratë.
Ndalimin e udhëtimeve që vijnë nga Britania e Madhe e kanë bërë edhe Republika Çeze dhe Kanadaja, pasi u identifikua një formë e re Covid-19 që përhapet më shpejt. s.b/abcnews.al/