Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Rregullatori miratoi vaksinën, Ursula von der Leyen: KE jep përgjigjen në mbrëmje

schedule16:02 - 21 Dhjetor, 2020

schedule 16:02 - 21 Dhjetor, 2020

Presidentja e Komisionit Europian Ursula von der Leyen ka reaguar pasi Agjencia Europiane e Barnave miratoi vaksinën kundër koronavirusit Pfizer/BioNTech.

“Agjencia Evropiane e Shëndetësisë sapo ka dhënë një mendim pozitiv për vaksinën Pfizer/BioNtech. Tani do të veprojmë shpejt. Unë jam duke pritur një vendim të Komisionit deri në mbrëmje”, tha Ursula von der Leyen.

Lexo edhe: Rregullatori i BE miration vaksinën Pfizer/BioNTech

“Është një moment vendimtar në përpjekjet tona për t’u ofruar vaksina të sigurta dhe efektive evropianëve”, shtoi ajo.

Në të njëjtën kohë , Komisionerja e Shëndetësisë e BE Stella Kyriakidou deklaroi se ” ky është momenti i BE”, duke theksuar se Agjencia Evropiane e Barnave rekomandoi autorizimin e kushtëzuar të marketingut për vaksinën Pfizer / BioNtech.

Ky është momenti i Bashkimit Evropian: ne jemi një hap më pranë një vaksine të sigurt dhe efektive për COVID19”, tha ajo.

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!