Situata nga COVID, Manastirliu: Mbyllemi në orën 20:30, në fuqi nga 24 dhjetori (VENDIMI)

schedule14:48 - 21 Dhjetor, 2020

schedule 14:48 - 21 Dhjetor, 2020

Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu në një konferencë për mediat ka bërë me dije se duke filluar nga data 24 dhjetor orari i lëvizjes do të jetë deri në orën 20:30.

Manastirliu në fjalën e saj ka theksuar se në kuadër të masave mbrojtëse për përhapjen e Covid është vendosur kufizimi i lëvizjeve dhe i aktivitetit të restoranteve, Fast Food dhe lokaleve në shërbim të klientëve në ambjentet e tyre nga ora 20:30 deri në 06:00 të mëngjesit.

Sipas saj kjo është një masë që hyn në fuqi nga data 24 dhjetor dhe me 5 janar do të rikthehet sërish fasha orare e mbylljes nga ora 22:00 deri në 06:00 të mëngjesit.

“Pas analizës së situatës nga komiteti i ekspertëve në përfundim të javës së 51 të epidemisë nga vlerësimi i kryer gjatë javëve të fundit ekziston një qendrueshmeri e situates se perhapjes së Covid.  Përqindja e shtretërve të zënë është 25.3 % ekspertët vlerësojnë se situata paraqet qendrueshmëri duke treguar dhe impaktin e masave të marra, por kjo situatë ka ende nevojë për vlerësim dinamik.

LEXO EDHE: “Covidi i ri”, pezullohen fluturimet nga Britania në Shqipëri, kush vjen 14 ditë karantinë

Jemi dhe do të vijojmë që të jemi në gatishmëri të plotë. Nga sot siç të gjithë jeni të informuar ka nisur testimi i shpejtë që është shtrirë në 6 pika në Tiranë dhe në disa qytetet të tjera dhe në spitalet rajonale, ku përveç testimit klasik ka nisur dhe ai i antigenit.

Duke qenë se jemi në një periudhë festash duke pas parasysh rrezikshmërinë kemi vendosur kufizimin e lëvizjes, nga data 24 dhjetor do të kufizohet lëvizja e qytetarëve nga ora 20:30 deri në 06:00 të mëngjesit, lëvizja deri në oren 22:00 rikthehet me 5 janar.

Kufizim i aktiviteteit të restoranteve, Fast Food dhe lokale nga 24 dhjetori deri në 4 janar nga data 5 janar, duke përjashtuar shërbimin në banesë, delivery, në 5 janar kufizimi rikthehet në orën 22:00. Gjithashtu bëj thirrje qytetarëve që të shmangin levizjet e panevojshme”, ka thënë ajo.

Kemi vendosur:
– Kufizimin e lëvizjes së popullatës nga ora 20:30 deri në orën 06:00 të mëngjesit, duke filluar nga data 24 Dhjetor deri në datën 4 Janar. Përjashtim nga ky rregull bëhet për personat që duhet të lëvizin për emergjenca shëndetësore, motive pune apo nevoja të domosdoshme.
– Personat që lëvizin për arsye pune apo arsye të domosdoshme pajisen me autorizim përmes portalit e-albania.
– Prej datës 5 Janar kufizimi i levizjes rikthehet në orën 22:00, sipas specifikave që tashmë të gjithë i njohim.
– Po ashtu, kemi marrë vendim: kufizimin e aktivitetit të bareve dhe restoranteve, fast food, lokale, që ofrojnë shërbim për klientët nga ora 20:30 deri në orën 06:00, duke filluar nga data 24 Dhjetor deri në datën 4 Janar, duke përjashtuar shërbimin në banesë, pra atë delivery.
– Prej datës 5 Janar kufizimi i aktiviteteve të bareve dhe restoranteve rikthehet në orën 22:00.
– Po ashtu rekomandojmë të gjithë qytetarët të shmangin udhëtimet jo thelbësore si dhe aktivitetet jo thelbësore.
Të gjitha këto masa që kemi marrë, që kemi vendosur së bashku me të gjithë rekomandimet e Komitetit Teknik të Ekspertëve, do të rivlerësohen në mënyrë dinamike. Pra, nëse do të jetë e nevojshme dhe do të rivlerësohet situata ashtu sikurse është bërë deri më sot, do të merren masa të reja, apo do të rivlerësohen ato ekzistuese. Gjithmonë me synim për mbrojtjen e shëndetit të popullatës.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!